Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

U akuzua se përdhunoi një 17-vjeçare, Princi britanik humb titujt mbretërorë

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua se përdhunoi një 17-vjeçare, Princi britanik humb

Beteja ligjore e birit të mbretëreshës së Anglisë, Princit Andrew ka përfunduar dhe ai ka humbur të gjithë titujt.

Titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës, ka bërë me dije  Pallati Buckingham në një deklaratë për mediat këtë të enjte.

Princi Andrew gjithashtu do ndalojë përdorimin e stilit të Lartësisë së Tij Mbretërore në cilësinë zyrtare.

Rolet e dukës do të shpërndahen mes anëtarëve të familjes mbretërore.

Ky vendim ka ardhur pas një përballje të gjatë me ligjin në SHBA mbi pretendimet ka sulmuar seksualisht një grua kur ajo ishte 17 vjeç, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.

Një gjykatës vendosi të mërkurën se çështja e ngritur nga Virginia Giuffre mund të vazhdojë, pasi ai u përpoq ta rrëzonte atë.

Buckingham Palace tha në një deklaratë: Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll