Hapësire reklamuese

Aktualitet

U akuzua për vrasjen e fqinjit, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua për vrasjen e fqinjit, Gjykata e Fierit shpall të

Gjykata e Fierit ka rigjykuar çështjen për Fatmir Hoxhën dhe e ka shpallur atë të pafajshëm, pasi akuzohej për vrasjen e fqinjit të tij, Ahmet Toska.

Prej ditës së parë që u arrestua Hoxha vazhdimisht është shprehur se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte i pafajshëm, gjë që është konfirmuar sot nga Gjykata.

Fatmir Hoxha i akuzuar për vrasjen teksa mbronte veten se është i pafajshëm është shprehur se ai atë ditë ishte ngritur nga gjumi në orën 08.00, ndërsa vrasja e Toskës ishte shënuar në orën 06.00, por kjo gjë që nuk ishte marrë për bazë.

Kujtojmë që ngjarja e rënë në Fier ka ndodhur më 26 tetor të viti 2020, ku 50 vjeçari Ahmet Toska u vra në vendin e quajtur“Sheq i Madh” nga një person i maskuar, i cili e qëlloi vetëm njëherë në kokë duke i marrë jetën dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë. Fatmir Hoxha u arrestua pasi prokuroria dyshonte pasi ka pasur konflikte me viktimën, gjë që i ka shtyrë të mendojnë se mund të jetë autori i vrasjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese