Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

U akuzua për spiunim, Putin dekoron ish deputetin bullgar Nikolai Malinovin

spot_img

Lajme të ngjashëm

ea44d6925d267c9e4802e7733db48d9f

Presidenti rus Vladimir Putin, ka dekoruar ditën e sotme me Urdhërin e Miqësisë, ish deputetin bullgar Nikolai Malinovin.

Malinovi është akuzuar disa herë për spiunazh nga autoritetet bullgare.

Ish-anëtari i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), drejton një organizatë (OJF) pro-ruse në Sofia. Ai u akuzua në shtator për spiunim nga autoritetet bullgare si dhe për pastrim parash për dy organizata ruse.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Moskë gjatë paradites së sotme, disa ditë pasi një gjykatë bullgare i lejoi Nikolai Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore.

Prokurorët bullgarë deklaruan se Malinov po punonte me dy organizatat ruse në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofias zyrtare. Ata treguan se kishin gjetur një document në gjuhën ruse të përgatitur nga Malinov që fliste për ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë.

Bullgaria nën regjimin e Todor Zhivkov ishte një nga vendet më besnike të Moskës në periudhën sovjetike, por tashmë ajo e ka ndërruar kursin e saj drejt perëndimit. Prej vitit 2007 Bullgaria është anëtare e Bashkimit Europian dhe po ashtu anëtare e NATO-s, por vazhdon të ketë lidhje të ngushta kulturore dhe historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi i saj më i madh i energjisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img