Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

U akuzua për “pastrim dhe fshehje të ardhurash”, shpërthen Myslim Murrizi: Nuk ka fundërrinë që më ndal në të drejtën time, përballja ime me këta plehra…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me anë të një postimi të gjatë pasi Policia e Shtetit e referoi në Prokurorinë e Tiranës për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Teksa ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, ai ka ftuar Prokurorinë të hetojë pasuritë e tij të deklaruara në ILDKP për 4 vite.

Murrizi ka hedhur akuza ndaj disa prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit, ndërsa thotë se “nuk ka asnjë fundërrinë me pushtet që e ndal në rrugën e tij”. Ai shprehet se përballja e tij me këta persona do të jetë në organet e drejtësisë, për të gjitha ato që ata kanë sajuar dhe kanë abuzuar me detyrën.

Ish-deputeti ka publikuar edhe fotot ku shihet se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar, ashtu siç u akuzua ditën e sotme.

Postimi i plotë:

Nga neser Shqiperia futet ne BE

Pengesa kryesore qe ka mbajtur peng kete vend ishte Myslim Murrizi ,qe fale vigjilences se policise se Shtetit me ne krye ish sigurimsin tonin voci dhe zagaret e tij ne drejtorine e Tiranes kusherinj te botes se krimit ne jug te Shqiperise

Se pari me vjen mire qe jam rasti i pare ne keto 31 vite qe si ish deputet “ hetohem” survejohem dhe investigohem nga policia e Shtetit dhe jo nga organi i ngarkuar me ligj per hetim qe eshte prokuroria

Se dyti ftoj prokurorine te hetoj pasurite e mia legale te deklaruara ne ildkp sipas ligjit prej 4 vitesh rresht

Une nuk jam subjekt i ofls se fameshme te rilindjes qe te kete kaq shume “ oreks” policia dhe krimi ekonomik per te hetuar pasurite e “ fshehura” te mia

Kam nje vlla dhe nje kunat por nuk i kam as trafikant droge as milioner dhe perfitues tenderash

Nje “ hetim” i tipit te ish sigurimit nga policia,pa patur as denoncim, as indicie nga pozicioni im prej 31 vitesh ku nuk kam qene as minister as zv minister as pergjegjes per prokurimet publike as perfitues nga prokurimet publike si aksioner ne subjektet ligjore tregtare me habiti shume

U kenaqa shume kur pashe disa gazetare gojepalare e qe qellojne me dyfek muret e shtepise se tyre per te bere lajm, qe po jargezonin nga lajmi “ bombe” qe ju kishte dhene voci, vocet dhe vocrraket e piste te policise se grupit te çiftelise

Une si ish deputet (2017-2021) kam qene subjekt i deklarimit te pasurise dhe kam kaluar edhe nje kontroll te thelluar por jo nga ish sigurimsi voci e as nga llumi i krimit ekonomik, por nga institucioni qe eshte i ngarkuar me ligj te kontrolloj dhe hetoj pasurite e deputeteve

Çdo fshehje pasurie, paraje, transaksioni e kishte detyre ildkp ta denonconte ne prokurori, jo policia dhe hajdutet e 28.5 milion eurove tender tek uniforma

Per periudhen 2007-2010 qe i referohet fleterrufeja e funderrinave te policise, une kam qene qytetare i zakonshem dhe nuk kam patur asnje detyrim te deklaroj pasurine

Subjekti “MURRIZI 2009” eshte kontrolluar dhe kontrollohet nga tatimet, hetimi tatimor, krimi ekonomik ne ate kohe

Çdo dyshim per pastrim parashe duhet te vinte nga drejtoria e pastrimit te parave dhe jo nga nje mender lepires i peshtire qe vegjeton prej 30 vitesh ne polici si tonin voci

Te besh “ lajm” ne vitin 2022 se firma ku Myslim Murrizi eshte 50% ortak paska bere nje transaksion 60 mij euro ne vitet 2007-2010 ,eshte nje tentative per hakmarrje nga njerez te piste, te vegjel, te ndyre dhe shume te peshtire per te me bere presion qe te mbyll gojen

Te “ nderuar” funderrina qe keni kapur prej fyti policine e Shtetit!

Nuk mund te mbuloni diellin me shoshe nepermjet metodes se piste te ish sigurimit qe me ngjarje te sajuara te mbuloni qelbin qe ju ka mbuluar deri ne fyt

Drogen e bananeve, drogen e mishit qe kurre nuk guxoni te kontrolloni,vrasjet ne mes te Tiranes, skandalin me call centerat ku ju funderrina merni pjesen dhe shume e shume pislliqe tuajat, nuk mund ti mbuloni me nje leter paçavure ndaj meje e as nepermjet gojehaleve qe jargaviteshin kur jepnin lajmin ne ekran

Shume zagar te sojit tuaj prej 31 vitesh jane perpjekur te bejne te njenjten gje, por une di te perballem qofte me sojin tuaj te ndyre qofte me drejtesine pa ju shmangur me raport lindje apo me proçedure e i mbuluar me imunitet, ndaj plasni syte dhe lexoni vendimin e Gjykates se Larte te Shqiperise

Te njenjtin skenare te peshtire ndertuat edhe ne mars te vitit 2017 pas nje vd me nje polic, por qe sot shefi i atij polici eshte ne kerkim si trafikant

Me gjeni nje rast tjeter ne keto 31 vite “ demokraci” ku policia kallezon per mos deklarim pasurie, fshehje apo pastrim parash, pa patur asnje denoncim nga asnje imdivid apo organ qe eshte i ngarkuar me ligj per te kontrolluar Deputetet???

Perballja ime me keta plehra do te jete tek drejtesia  per gjithçka qe keta bastarde kane sajuar, kane abuzuar me detyren dhe te drejten qe ju jep ligji se per çfare mund te ndjekin, survejojne, hetojne apo investigojne ndaj nje deputeti, kur me ligj eshte kompetence e organeve te tjera dhe jo e seksereve te tenderit te uniformave

Ndjehem mire qe i gjithe shtypi i shkruar apo viziv ne tv apo portale harroj pagat 700 mij euro ne muaj  te nje personi anonim, pagat 50-60 mij euro ne muaj te vipave te ekraneve, pagat e tan agollit me shoke nga 7 mij euro ne muaj, listen e pagave marramendese te familjareve te politikaneve qe kane firmosur para publike per miqte e tyre, drogen ne kontejer bananesh qe kalon skanerin per mrekulli se funderrinat e vocit jane ortak, vrasjet ne mes te Tiranes, milonat e rruges se kombit, te inceneratoreve, te konçensioneve miliona eurosh, te portit me te madh ne bote ku jane ortake qeveria dhe opozita

Pas kesaj Shqiperia nuk ka me korrupsion, Shqiptaret do jene me lumtur, Vendit do i hapen dyert e BE

Kurre nuk e paskam ditur se sa “ faktore” pengues paskam qene

Kurre nuk me ka shkuar mendja siç i paska shkuar vocit, voceve dhe vocerrakeve qe komandojne tufen e voceve se e keqa e Shqiperise paska qene firma MURRIZI dhe ortaku 50% Myslim Murrizi qe nuk ka mare asnje lek tender nga parate e taksave te Shqiptareve

Nuk e di per çfare transaksioni 60 mij erosh e ka fjalen tufa e voceve dhe vocerrakeve qe paskam “ pastruar” une nepermjet firmes MURRIZI , kur nuk besoj qe kane besim tek une te pastrojne parate e vjedhura as qeveria qe ka inceneratore dhe lavatriçet e veta me enra subjektesh por jo MURRIZI, dhe opozita ka kuneter ustallare

Keta “ ustallaret” e bananeve, te toyotave jaris etj nuk besoj qe ndyheshin me mua me 60 mij euro kur ndertojne ku tu teket dhe çfare te duan nepermjet 10-15 “ sheikeve” qe ka Shqiperia fale punes se vocerrakeve qe kane qeverisur Shqiperine ne 20 vitet e fundit e kane perdorur vocet si zagare per te kafshuar cilindo qe nuk eshte zagar i tyre

Rrespekte per te gjithe MIQTE e mi qe me kane telefonuar sot gjithe diten dhe per te gjithe mediat dhe Gazetaret qe me kontaktuan dhe moren  prononcimin tim ne lidhje me shpalljen time “ non grata” nga tufa e peshtire e vocerrakeve qe kane vjelle ne publik nje pjese te mllefit te tyre per denoncimet e mia

NUK KA FUNDERRINE ME PUSHTET QE ME NDAL NE TE DREJTEN TIME

KURAJO NUK ESHTE TENDER POR VIRTYT

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img