Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U akuzua për ngacmime seksuale, dorëhiqet Guvernatori i New Yorkut

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua për ngacmime seksuale, dorëhiqet Guvernatori i New Yorkut

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo njoftoi sot dorëheqjen pas akuzave për ngacmime seksuale.

Gjatë një deklarate për media 63-vjeçari demokrat mohoi prerazi akuzat duke u shprehur se nuk kishte treguar ndonjëherë mungesë respekti ndaj grave.

Ky vendim erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut publikoi rezultatet e një hetimi që zbuloi se Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Ai i quajti akuzat kundër tij si një sulm të motivuar politik.

Andrew Cuomo do të zëvendësohet nga Kathy Hochul, brenda dy javësh, ndërsa dorëheqja e tij hyn në fuqi për 14 ditë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll