Hapësire reklamuese

Aktualitet

U akuzua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së mitur, pezullohet mësuesi në Delvinë

Shkruar nga Newsbomb

Një rast ngacmimi seksual me të mitur në një shkollë 9 vjeçare në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë është denoncuar nga famuljarët dy muaj pas ngjarjes.

 Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën "Ali Hajdini".  11-vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë. Menjëhërë pas këtij denoncimi është pezulluar përkohësisht mësuesi i akuzuar për abuzim Neshat Tepelena.

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi, ka thënë se nuk kanë pasur dijeni për këtë ngjarje duke shtuar se më herët mësuesi nuk ka pasur probleme me etikën.

Sipas Qerimit do të vihet në lëvizje Komisioni i Disiplinës dhe do të ballaqafojë faktet me prindërit e vajzës.

Drejtoria e shkollës e shkollës nuk e pranon këtë skandal, drejtoresha nuk ishte në dijeni për këtë rast”, është shprehur Përgjegjësi i Zyrës Arsimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese