Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

U akuzua për ngacmim seksual, Conor Mc Gregor lirohet nga burgu në Korsikë, ja ç’thotë prokurori

spot_img

Lajme të ngjashëm

063e4f449933da437e47d3279c9d806d

Boksieri i njohur i arteve marciale të përziera MMA, Conor Mc Gregor, u la sot i lirë pas dy ditësh në paraburgim policor në Korsikë, pasi u akuzua për sulm seksual dhe ekspozim të pahijshëm.

Prokurorët në ishullin francez konfirmuan se 32-vjeçari irlandez u arrestua të enjten mbrëma pas një ankese kundër tij. ‘I dyshuari u arrestua dhe u vendos në paraburgim nga autoritetet gjyqësore,’ tha një zëdhënës i prokurorit të Bastia.

McGregor ka qenë me pushime në Korsikë me të dashurën e tij, Dee Devlin dhe dy fëmijët e tyre.

Policia franceze mund të mbajë një të dyshuar për një periudhë fillestare prej 48 orësh para se të aplikojë për një zgjatje, t’i akuzojë ose t’i lirojë ata.

Në këtë rast McGregor u la i lirë pa akuzë, por çështja nuk është mbyllur dhe mund të ketë veprime të mëtejshme.

Emmanuelle Ramon, avokati i McGregor, tha se klienti i tijmohoi me forcë çdo akuzë’.

Nuk ishte e qartë nëse Z. Ramon është kërkuar të qëndrojë në Korsikë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img