Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

U akuzua për hedhjen e lëndës kimike në shkollë, flet 15 vjeçari: Kam patur vetëm një spraj që nuk e kam përdorur, ja çfarë ka ndodhur (INTERVISTA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c38dece79f396b4fd2bee5455671bde9

Nxënësi 15 vjeçar i shkollës “Janaq Kilica’ në qytetin e Fierit është intervistuar nga News24, ku është shprehur se nuk ka qenë ai shkaktari për helmimin e më shumë se 60 nxënësve në këtë shkollë.

Ai ka thënë se ka patur me vete vetëm një spraj ‘DIVA’ të cilin nuk e ka përdorur asnjëherë.

Ndërsa për ngjarjen e dytë nxënësi është shprehur se ka qenë jashtë ambienteve të shkollës, por shokët e tij kanë patur një antidjersë që e kanë ndezur me çakmak.

Intervista e plotë:

Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?

Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.

A ke pasur gjë me vete?

Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.

Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?

Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.

Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?

Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.
Ishit në të njëjtën godinë?

Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.

Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?

Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.

Mendon se je akuzuar kot?

Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.

Je nxënës i mirë në shkollë?

Po.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img