Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

U akuzua për fshehje të pasurisë, SPAK vendos të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e KPK Brunila Bekteshi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bc7cce366fb188ecac22f02dcad5fde6

SPAK ka vendosur që të mos fillojë një procedim penal për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

Anëtarja e KPK-së ishte kallëzuar në SPAK, nga shoqata Drejtësi për Drejtësinë.

Komisioneria Brunilda Bekteshi akuzohej ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, që bën fjalë mosdeklarim, fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.

“Komisionerja Bekteshi deklaron në formularin e pasurisë se apartamentin e ka blerë 54 mijë euro, me burim “kredi e marrë në janar 2009 dhe kursime familjare”.

Bekteshi e ka marrë kredinë rreth një vit pasi kishte nënshkruar kontratën e shit-blerjes për apartamentin. Vlera e kësaj kredie, sipas dokumentave të siguruara nga shoqata “Drejtësi për Drejtësi” është 33.700 euro, një shifër që gjithashtu është shumë më e lartë se sa vlera e apartamentit.

Në fushën e të drejtës civile, kontrata e shit-blerjes nënshkruhet në momentin kur blerësi ka shlyer të gjithë vlerën e pasurisë që do të marrë në pronësi.

E, nën këtë analizë, rezulton se Bekteshi ka paguar të gjithë shumën për blerjen e apartamentit, shumë kohë përpara se sa ajo të merrte kredinë për pagesën e po këtij apartamenti”, thuhej në deklaratën e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img