Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U akuzua për fshehje të pasurisë, konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës

Shkruar nga Newsbomb
Gramoz Sako

Konfirmohet në detyrë komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e vlerësoi të pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Kujtojmë që në muajin shkurt të këtij viti Komandanti i Gardës, rrezikoi të shkarohej nga detyra për shkak se nuk e justifikonte dot pasurinë.

Më herët u raportua se ai nuk kishte deklaruar burimin financiar të udhëtimeve jashtë vendit dhe rezulton pronar i një bar kafe me një status pasiv të padeklaruar fare si biznes.

Sakaq atij iu konstatuan edhe shkelje të tjera, të cilat pasi janë verifikuar kanë hedhur poshtë dyshimet mbi pastërtinë e figurës së tij.

Lexo edhe:https://www.newsbomb.al/komandanti-i-gardes-se-republikes-drejt-shkarkimit-probleme-me-pasurine-udhetime-jashte-vendit-te-pajustifikuara-dhe-emerime-ne-konflikt-interesi-194144

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll