Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E premte, 7 Tetor, 2022

U akuzua nga Nano si grykës dhe i lig, Presidenti Meta i përgjigjet ashpër: Ishte dhe mbetet një karakter ordiner! Flet ky që një herë kollitej “doktori” dhe ikte një javë nga Tirana

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili tha disa ditë më parë se te Meta shikonte të shtatë mëkatet e Biblës.

Mbrëmjen e sotme Meta u shpreh në Syri Tv se Nano ka qenë dhe mbetet nëj karakter ordiner, ndërsa shton se ish-kryeministri largohej 1 javë nga Tirana sa herë që “kollitej” Sali Berisha.

“Kur ishte në krye të funksioneve dha shembullin më të keq se si kryhen këto funksione para socialistëve dhe popullit shqiptar. Koha ka treguar që unë kam patur gjithmonë të drejtë. Flet ky që njëherë kollitej doktori dhe ikte një javë nga Tirana duke gjetur pretekste të ndryshme. Unë jam përpjekur që ta shndërroja nga një të burgosur ordiner në një të burgosur politik. Ai ishte dhe mbetet një karakter ordiner”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img