Hapësire reklamuese

Aktualitet

U acarua se nuk po merrte përgjigje, qytetari thyen xhamin e Prokurorisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e tiranes

Një incident ka ndodhur nnë Prokurorinë e Tiranës, ku një qytetar ka thyer xhamin e kësaj godine.

Mësohet se qytetari e ka bërë këtë veprim pasi nuk po merrte përgjigje për një çështje ku ishte kallëzues.

Duket se nga kallëzues tashmë qytetari do të duhet të paraqitet në gjykatë si i kallëzuar, pasi me verpimin e tij në një institucion shtetëror vështirë se do ia hedhe "pa u lagur".

Mësohet se ai është shoqëruar në komisariatin Nr.3 për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.