Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Tym Idrizi Doganave”, PDIU i përgjigjet Ramës: Bablok mos i lësho pëllumbat, je tradhtar që shite çështjen çame dhe ia fale detin Greqisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44ecac2f64dcbc51ce7a95ee8d8e9e89 scaled

PDIU ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi kreun e kësaj partie, Shpëtim Idrizi, si sekserin e Çamërisë dhe ‘tym Idrizi i Doganave’.

Partia politike që drejton Shpëtim Idrizi, e cilëson Ramën një përfaqësues emblematik të korrupsionit institucional. Sipas PDIU, Rama është shiti çështjen çame dhe dhuroi detin.

“Ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.

Reagimi plotë I PDIU-së:

Reagim i PDIU Tiranë: Bablok mos i lësho pëllumbat e mendjes së sëmurë

Babloku makiavelist i tipit “një pallat, një votë”, ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”;

ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky klloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini;

ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë neser;

ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë;

ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre;

ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit;

ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti;

ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar.

Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi.

Edvin Rama, koha jote ka përfunduar!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img