Hapësire reklamuese

Politikë

"Tym i bardhë" nga Kuvendi, opozita do të propozojë emrat për Presidentin tre raundet e para

Shkruar nga Newsbomb
"Tym i bardhë" nga Kuvendi, opozita do të propozojë

Palët kanë rënë dakort për zgjedhjen e presidentit të ri. Pas diskutimeve të mbajtura ditën e sotme mes opozitës dhe mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit, opozita ra dakort që në dy raundet e ardhshme të propozojë për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se mazhoranca do të presë kandidaturat nga opozita dhe më pas do të përzgjedhin nëse bien dakort për një prej tyre.

“Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë, raundin e 4 e ka thënë Kushtetua si zgjidhet”, tha Balla.

Në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin dhe të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Ekskluziviteti i propozimit të kandidatëve nga opozita në tre raundet e para  ishte kushti i që Alibeaj kishte për mazhorancën ose ky proces do të ishte një farsë.

Zgjedhja e kandidaturave do të bëhet në sajë të disa kritereve të shprehura më herët nga Aibeaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll