Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Tym e arrestime,” protestë ndaj vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
“Tym e arrestime,” protestë ndaj vizitës së kryetares

Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova nuk është pritur mirë në Kosovë, teksa protestues janë mbledhur para godinës që ku ajo po qëndronte.

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur flakedanë. Për pasojë policia ka hedhur gaz lotsjellës, duke bërë që gazetarët e pranishëm të shfaqnin edhe probleme me frymëmarrjen.

Uniformat blu më pas kanë vënë në pranga kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistët Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi e Gent Ibrahimi.

Lidhur me këto arrestime ka reaguar edhe PSD.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale.

Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.

Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhej në reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese