Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tym dhe sherr, Parlamenti miratoi sot ligjin që “vret” me taksa profesionet e lira

Shkruar nga Newsbomb
Tym dhe sherr, Parlamenti miratoi sot ligjin që “vret” me taksa

Mes tymit, sherrnajës, karrigeve të përmbysura, Parlamenti miratoi sot një prej ligjeve më të rëndësishëm që do të prekë gjithë shtresën dhe kategorinë e profesioneve të lira.

Që nga 1 janari 2024, profesionistët e lirë do të paguajnë tatim në varësi të xhiros që do të deklarojnë.

Të vetëpunësuarit që do të kenë 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë do të paguajnë tatim 23 %.

Sipas statistikave në Shqipëri janë 8 mijë persona fizikë që ofrojnë shërbime (kontabilistë, programues kompjuterash, inxhinierë, avokatë, konsulentë, arkitektë etj).

Në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2024, thuhet se të ardhurat që do të vijnë nga kjo kategori njerëzish do të jetë 28.5 milionë euro.

Qeveria sipas ligjit ka për detyrë që të nxjerrë listën analitike të bizneseve që do të kategorizohen si profesione të lira.

Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë regjim taksimi. Sipas tyre një masë e tillë krijon pabarazi fiskale dhe do demtojë sektorin e profesionistëve të lirë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese