Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ty të duken të gjithë kriminelë, e keni bërë Shqipërinë banda”, Curri kapet me gazetaren: Nuk është vrasje mafioze, ti ke sëmundje profesionale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pedagogu Arjan Curri është përfshirë në një debat në emision me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishin duke folur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dje në mëngjes u gjet i vrarë në zonën e Livadheve, 32-vjeçari Endri Mustafa.

Ai ishte dhunuar dhe kishte marrë një plumb në gojë, dy në kokë dhe tre në gjoks. Pjesë e debatit të sotëm në “Open” u bë dhe fakti nëse ishte apo jo një vrasje mafioze. Curri këmbënguli duke thënë se nuk ka lidhje mënyra e vrasjes dhe nuk nuk mund të cilësohet vrasje mafioze vetëm sepse është vrarë me plumb në gojë apo në kokë në formë kodi apo mesazhi.

Nga ana tjetër Lala mbështeti teorinë se kjo ishte një vrasje mafioze e mirëmenduar dhe e planifikuar, duke parë dhe mënyrën se si ishte ekzekutuar viktima. Për Currin një vrasje mafioze cilësohet ajo vrasje e cila porositet nga bandat dhe mafiet, dhe jo çdo vrasje ordinere në mes të baltës dhe ferrave.

“Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë kriminelë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap kriminologji në auditorë, e njoh mirë. S’mund të thoni që për çdo vrasje ajo është mafioze”, i tha Curri gazetares Lala.

Curri: Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë kriminelë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap kriminologji në auditorë, e njoh mirë. S’mund të thoni që për çdo vrasje ajo është mafioze.

Lala: Ish ministri Xhafaj ka thënë se ka grupe kriminale. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe dhunuar dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.

Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.

Lala: Curri po e bën këtë teorike, nuk e klasifikova unë.

Curri: Nuk e pranoj ta cilësosh vrasje mafioze, cili grup e ka? Nuk e ke. E keni bërë mafie këtë vend.

Lala: Ne po merremi teorikisht dhe Curri ka të drejtë. Të shqetëson që në Shkodër kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda në një kohë kaq të shkurtër?

Curri: S’më duket normale, por nuk më shqetëson. Edhe bandat e lagjes lajnë hesape, por nuk janë mafie.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img