Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Tv Klan” jo më në platformën “Digitalb”, ja ku do të transmetohet tani

Shkruar nga Newsbomb

TV Klan dhe Klan Plus nuk do të transmetohen më në platformën “Digitalb”. Ky vendim vjen pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. Për rrjedhojë, të dy kanalet janë hequr nga transmetimi.

Vetë televizioni Klan e dha lajmin në faqen e tij zyrtare duke theksuar se të dy kanalet mund të ndiqen në paketën “Tring”, kanalet kabllore dhe në IPTV.

“Dështojnë negociatat për rinovimin e kontratës

Prej ditës së sotme, kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive.

Ndërkohe Klan njofton shikuesit e tij që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb se prej ditës së sotme sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.