Tusk paralajmëron ndërhyrje 'armiqësore' në zgjedhjet evropiane

Publikuar tek: bota, më 07:05 06-03-2019 Tusk paralajmëron ndërhyrje 'armiqësore' në zgjedhjet evropiane

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroi për ndërhyrje të huaja armiqësore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj.



Në një konferencë për media në Bruksel, Tusk tha se ekziston kërcënimi për sulme, të ngjashme me fushatat e manipulimit të opinionit publik, që, sipas tij, kanë ndodhur në përpjekje për të ndikuar referendumin për daljen e Britanisë nga BE-ja në vitin 2016, si dhe zgjedhjet në vende të tjera evropiane.

“Ka forca të jashtme anti-evropiane që përpiqen, hapur ose fshehurazi, t’i ndikojnë zgjedhjet demokratike të evropianëve”, tha Tusk.

Tusk nuk e përmendi në mënyrë specifike Rusinë, por Qeveria britanike ka thënë se Rusia ka bërë përpjekje të manipulojë votimin për Brexit, shkruan Rel, tranmseton Newsbomb.al. 

“Mos lejoni që partitë politike të cilat janë të themeluara nga forca të jashtme armiqësore, të vendosin mbi përparësitë kyçe të BE-së dhe udhëheqjen e institucioneve evropiane” deklaroi Tusk.

Franca dhe Gjermania po ashtu kanë thënë se Rusia ka bërë përpjekje të ndikojë në zgjedhjet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara për Presidencialet e 2020 në SHBA, miliarderi Bloomberg merr vendimin e rëndësishëm
Torndadoja në SHBA, shuhet familja me 7 anëtarë »
Article Logic
Execution time: 0.014861106872559
array(1) { ["section"]=> string(68) "tusk-paralajmeron-nderhyrje-armiqesore-ne-zgjedhjet-evropiane-155340" }