Hapësire reklamuese

Politikë

Turqia zhbllokoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, reagon Presidenti Meta

Shkruar nga Newsbomb
Turqia zhbllokoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Turqisë për të zhbllokuar procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Dy vendet nordike kërkuan të bëhen pjesë e aleancës ushtarake menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

"E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike", shkruan Meta.

Turqia ka rënë dakord të mbështesë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, ka thënë këtë të martë presidenti finlandez Sauli Niinisto. Njoftimi u bë në ditën e parë të samitit të aleancës së NATO-s në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Niinisto tha se përparimi në bisedimet trepalëshe erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll