Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Turqia zbulon 150 milionë fuçi rezerva nafte me vlerë 12 miliardë dollarë

Shkruar nga Newsbomb
Turqia zbulon 150 milionë fuçi rezerva nafte me vlerë 12

Turqia ka zbuluar një rezervë të madhe nafte që përllogaritet në rreth 150 milionë fuçi me vlerë 12 miliardë dollarë, sipas njoftimit nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë takimit me kabinetin, Erdogan tha “Ne zbuluam 150 milionë fuçi rezerva neto nafte në malin Gabar. Është një nga 10 zbulimet më të mira në tokë në vitin 2022. Vlera e rezervës është afërsisht 12 miliardë dollarë.”

"Ne prodhojmë 5,000 fuçi naftë në ditë në katër puse në këtë rajon (krahinën Shirnak në juglindje të vendit), e cila ka një cilësi shumë të lartë nafte,” shtoi ai.

Sipas Anadolu Agency, Ankaraja synon të rrisë prodhimin e saj ditor në 100,000 fuçi vitin e ardhshëm që do të jetë njëqindvjetori i Republikës së Turqisë.

Presidenti turk tha gjithashtu se prodhimi ditor i Korporatës Turke të Naftës në pronësi shtetërore, i cili ishte rreth 40,000 fuçi pesë vjet më parë, është rritur në 65,000 fuçi sot.

Sondazh

Poll