Hapësire reklamuese

Bota

Turqia vendos VETON, bllokon anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shkruar nga Newsbomb
Turqia vendos VETON, bllokon anëtarësimin e Finlandës dhe

Turqia ka bllokuar mundësinë e shqyrtimit të aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, shkruan Financial Times.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Presidenti Erdogan, Turqia nuk do të pranojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në Alenacën e Veriut nëse nuk përmbushen disa kushte. Ambasadorët e NATO-s u takuan të mërkurën me qëllim hapjen e bisedimeve të pranimit në të njëjtën ditë kur Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesat e tyre, por Ankaraja refuzoi.

Turqia ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën se strehojnë njerëz që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

Në një fjalim para deputetëve të Partisë së tij AK në parlament, Erdogan tha dje se Suedia nuk duhet të presë që Turqia të miratojë ofertën e saj në NATO pa kthyer "terroristët".

Transmetuesi shtetëror turk TRT Haber raportoi në fillim të kësaj jave, Suedia dhe Finlanda nuk kishin dhënë miratimin për riatdhesimin e 33 personave që Turqia kishte kërkuar.

Të 30 anëtarët ekzistues të NATO-s duhet të ratifikojnë kërkesat e Finlandës dhe Suedisë, por ky proces mund të fillojë vetëm pasi aleanca e mbrojtjes të nxjerrë një protokoll pranimi dhe t'i ftojë zyrtarisht të dy vendet të bashkohen.

Sondazh

Poll