Hapësire reklamuese

Bota

Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Shkruar nga Newsbomb
Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë me magnitutë 5.2 ballë ka tronditur pasditen e sotme Turqinë. Mediat turke bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me epiqendër në lagjen Battalgazi të Malatya, ndërsa raportohet se lëkundjet kanë zgjatur për rreth 30 sekonda.

Tërmeti ka qenë me një thellësi prej 13.3 kilometrash, teksa raportohet se lëvizjet janë ndjerë në Kahramanmaraş, Adiyaman, Gaziantep dhe Mardin.

Qytetarët janë friksuar dhe kanë dalë menjëherë në rrugë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se ekipet kanë filluar punë në terren dhe se nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë që Turqia e ka ende të freskët plagën e tërmetit shkatërrimtar të 2023. Më 6 shkurt 2023 një tërmet 7.8 ballë goditi Turqinë jugore dhe qendrore dhe Sirinë veriore dhe perëndimore. Numri i konfirmuar i vdekjeve ishte 59,259: 50,783 në Turqi dhe 8,476 në Siri. Duke e bërë kështu tërmetin më shkatërrimtar të shënuar në Turqi ndër dekada.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese