Shteti turk ka urdhëruar ditën e dielë shkarkimin e mbi 2,700 punonjësve të institucioneve publike pasi dyshoheshin se ishin anëtarë ose kishin lidhje me organizatat terroriste të cilat po vepronin kundër sigurisë kombëtare.
Pas grushtit të shtetit të organizuar në 15 korrik të 2016, qeveria paraqiti një gjendje të jashtëzakonshme. Që nga ajo periudhë administrata është rinovuar 5 herë.
Një total prej 2,756 personash u hoqën nga organe të ndryshme duke përfshirë Ministrinë e Brendshme, të Jashtme dhe të Mbrojtjes, raporton France24, shkruan neësbomb.al. Mes atyre që u shkarkuan ishin 637 ushtarakë dhe 105 akademikë. Ka pasur gjithashtu arrestime të atyre që akuzohen për lidhje me militantët kurdë të jashtëligjshëm, përfshirë bashkëdrejtuesin e Partisë Demokratike Popullore të opozitës pro-kurde, Selahattin Demirtas.
Kritikët akuzojnë qeverinë për përdorimin e emergjencës për të synuar kundërshtarët e qeverisë, duke përfshirë gazetarët, si dhe kritikët pro-kurdë.