Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Turqia ofrohet të evakuojë banorët e Mariupolit me anije

Lajme të ngjashëm

Turqia është ofruar të evakuojë banorët e të bllokuar në qytetin e Mariupolit me anije, njoftoi të shtunën ministri i mbrojtjes i vendit. Qyteti port shtrihet përgjatë Detit Azov në vijën bregdetare jugore të Ukrainës.

“Ne mund të ofrojmë mbështetje të anijeve për evakuimet nga Mariupol, veçanërisht për civilët, njerëzit e plagosur dhe qytetarët turq dhe qytetarët nga kombet e tjera,” u tha gazetarëve ministri Hulusi Akar.

Mariupoli ka pësuar dëme të shumta nga sulmet ruse dhe planet për të vendosur rrugë të sigurta evakuimi janë penguar deri të shtunën.

Turqia priti ekipet e negociatave nga Rusia dhe Ukraina për bisedime në Stamboll më parë këtë javë. Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se Hulusi Akar tha se Turqia po koordinonte evakuimet e mundshme me autoritetet e Federatës Ruse dhe Ukrainës.

Ministria turke e Mbrojtjes përcolli “kërkesën e saj për të mbështetur evakuimet” tek atasheu ushtarak rus në Ankara dhe atasheu ushtarak turk në Moskë, të cilët ia kaluan mesazhin autoriteteve ruse. Atasheu ushtarak ukrainas në Ankara gjithashtu ua kaloi mesazhin autoriteteve ukrainase, sipas Akar.

Më shumë