Hapësire reklamuese

Bota

Turqia nuk humbet kohë, një ditë pas tërheqjes së trupave amerikane sulmon kurdët

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat amerikane nga Veriu i Sirisë, Turqia kryen sulmin e parë kundër kurdëve në këtë rajon.

Sipas mediave ndërkombëtare, forcat ajrore truke kanë sulmuar një prej rrugëve furnizuese të trupave kurde në pikën kufitare Semalka, mes Irakut dhe Sirisë.

“Një nga qëllimet kryesore ishte të ndërprenim këtë rrugë tranzit mes Irakut dhe Sirisë, përpara nisjes së operacionit në Siri”, tha një burim për Reuters. “Në këtë mënyrë i pritet furnizimi me armë dhe municione këtij grupi.”

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan vendosi tërheqjen e trupave nga Veriu i Sirisë, por në të njëjtën kohë paralajmëroi Turqinë me “shkatërrim të ekonomisë” nëse bën ndonjë veprim të papëlqyer prej tij.

Sondazh

Poll