Hapësire reklamuese

Bota

Turqia nuk gjen qetësi, lëkundje të forta tërmeti në Ankara me thellësi vetëm 2 kilometër

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në kryeqytetin turk Ankara.

Sipas Qendrës Europiane për Tërmetet, magnituda ishte 4.5 e hskallës Richter, ndërsa thellësia vetëm 2 kilometër.

Epiqendra ishte rrethi Kalecik në afërsi të Ankarasë, ndërkohë që fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Më 30 tetor, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 tronditi qytetin e tretë më të madh të Turqisë, Izmirin, duke vrarë të paktën 115 dhe duke plagosur më shumë se 1.000 persona.


Screenshot_6.jpg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.