Hapësire reklamuese

Bota

“Turqia nuk do të lejojë trazira në rajon”, Erdogan: Shumë shpejt do të vizitoj Kievin

Shkruar nga Newsbomb
“Turqia nuk do të lejojë trazira në rajon”, Erdogan:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur për rrezikun e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar. Kështu raporton AA, ndërsa shton se Erdogan është shprehur se Turqia nuk do të lejojë trazira në rajon.

“Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë”, ka thënë Erdogan.

Ky i fundit paralajmëroi se çdo lloj pushtimi ose shpërthimi i luftës përbën një kërcënim të madh për paqen rajonale. Duke vënë theksin te raportet e mira të Turqisë me Rusinë dhe Ukrainën, ai bëri me dije se shumë shpejt do të vizitojë Kievin, por nuk përjashtoi as Moskën.

Rusia ka grumbulluar 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, çka ka rritur shqetësimet e perëndimit për një pushtim të fqinjit të saj ish-sovjetik. Perëndimi po negocion me Rusinë, ndërsa po furnizon me armë Ukrainën. Kremlini ka mohuar se ka në plan të pushtojë Ukrainën.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.