Hapësire reklamuese

Bota

Turqia në luftë me zjarret, Erdogan viziton zonat e prekura dhe irriton qytetarët, hedh mbi ta mbeturinat (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Turqia në luftë me zjarret, Erdogan viziton zonat e prekura dhe

Prej ditësh në Turqi vazhdon beteja me flakët e zjarrit të cilat nuk po kursejnë asgjë dhe askënd. E teksa, zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për shuarjen dhe vendosjen në kontroll të vatrave të zjarrit, një veprim i Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka irrituar jo pak qytetarët.

Gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga Antalia Erdogan ka bërë një veprim i cili nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve në rrjetet sociale,  të cilët e kanë “kryqëzuar” për veprimin e bërë.

Në një video të publikuar Erdogan shihet teksa hedh një shishe nga autobusi, me të cilin po udhëtonte.

Pasi kishte konsumuar atë çka kishte brenda shishes, kreu i shtetit e hedh atë në rrugë aty ku ka dhe njerëz, ku shimica prej tyre shihen të jenë efektivë policie.

Kujtojmë se numri i viktimave në Turqi të cilët kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të rëna në vend ka shkuar në 8.

https://twitter.com/marklowen/status/1421579359983448072

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll