Hapësire reklamuese

Bota

Turqia në dorë të Zotit, flakët e zjarrit kanë marrë “peng” vendin, 4 viktima dhe 180 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb

Prej tre ditësh, zjarret kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha toke në jug të Turqisë, duke shkatërruar shtëpi, ferma e pyje dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

Fatkeqësisht, katër persona kanë humbur jetën për shkak të flakëve, ndërsa 180 persona kanë mbetur të lënduar. Mijëra persona kanë humbur shtëpitë e tyre ndërsa qindra turistë të cilët kishin shkuar të pushonin janë larguar nga vendi.

Përveç qyteteve, po rrezikohen seriozisht dhe kanë nisur evakuimet nga restortet luksoze edhe në Bodrum e Antalja, ku flakët kanë habitur vendas e të huaj, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë nga ajri dhe toka.

Vatrat vazhdojnë të jenë aktive në 13 qytete, teksa autoritetet ende po hetojnë arsyet e nisjes së flakëve.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll