Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Turqia në BE/ Erdogan: Jemi duke testuar Europën

Shkruar nga Newsbomb

Sipas Erdogan, me pranimin e Turqisë, BE do të tregonte se nuk është “një klub i krishterë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij është duke testuar Europën nëse kjo e fundit është e gatshme të pranojë një vend me shumicë muslimane dhe të tregojë që është kundër islamofobisë. Sipas Erdogan, me pranimin e Turqisë, BE do të tregonte se nuk është “një klub i krishterë”.

"Nuk ka rëndësi nëse na pranojnë në BE apo jo. Aktualisht, siç kemi planifikuar, ne kryejmë aktivitetet. Në fakt, ne testojmë Evropën. Do të shohim nëse mund të pranojë Turqinë, e cila ka popullsi muslimane. A mund t'na pranojnë mes tjerash? Më saktë, nëse janë kundër islamofobisë ose jo?”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk është shprehur së Turqia është një shtet i fuqishëm dhe nuk do të shkojë në derën e BE-së të lutet. Erdogan ka kërcënuar gjithashtu BE-në kur ka thënë se Turqia do të përcaktojë rrugën e saj nëse nuk pranohet në union ashtu si ajo është.

"Turqia tani është një shtet i fuqishëm. Turqia nuk është një shtet i cili do të vijë në derën tuaj dhe t'ju lutet. Turqia është shtet që qëndron në këmbët e veta. Turqia është një shtet që çdo ditë zhvillon industrinë e saj, bujqësinë, energjetikën, arsimin, shëndetësinë dhe sektorët e tjerë. Nëse BE-ja e pranon si të tillë, do të hyjë, por nëse jo, atëherë Turqia do të përcaktojë rrugën e saj”, tha Erdogan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese