Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Turqia ndalon pagesat me kriptovalutë, ulet ndjeshëm vlera e Bitcoin-it

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banka Qendrore e Turqisë ka ndaluar përdorimin e kripotvalutave për blerjen e produkteve dhe shërbimeve.

Sipas tyre transaksione të tilla mund të sjellin dëme dhe rreziqe të konsiderueshme. Ata gjithashtu thanë se kriptovalutat dhe asetet tjera digjitale nuk mund të përdoren, as drejtpërdrejt, as tërthorazi, si instrumente për pagesa.

“Ofruesit e shërbimeve për pagesa nuk do të mund të zhvillojnë modele biznesi në atë mënyrë që asetet kriptografike të përdoren drejtpërdrejt ose tërthorazi në dispozita të shërbimit të pagesave dhe lëshimit të të hollave elektronike dhe nuk do të mund të ofrojnë asnjë shërbim që lidhet me modele të tilla biznesi”, tha Banka Qendrore e Turqisë.

Gjatë kohëve të fundit në Turqi është zgjeruar shumë tregu i kriptovalutave pasi investitorët shpresojnë që të përfitojnë nga shtimi i vlerës së Bitcoin-it dhe të gjejnë strehim kundër inflacionit.

Legjislacioni i ri në Turqi do të futet në fuqi nga data 30 prill.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img