Hapësire reklamuese

Bota

Turqia miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, SHBA i “dhuron” avionë F-16

Shkruar nga Newsbomb
Turqia miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, SHBA i

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në Turqi. Një veprim ky që vjen menjëherë pasi Turqi pranoi anëtarësimin në NATO të Suedisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

Për herë të parë, Turqia bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e Suedisë për NATO-n u bë një pengesë edhe që Turqia të furnizohej me avionët luftarakë.

Parlamenti miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO pak ditë më parë, dekreti më pas i kaloi presidentit të Turqisë, Tajip Erdogan, i cili po ashtu e firmosi që tashmë Suedia të bëhej pjesë e aleancës.

Menjëherë pas kësaj presidenti i SHBA Joe Biden kërkoi që shitja e F-16 të miratohej "pa vonesë".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese