Hapësire reklamuese

Aktualitet

Turqia mbyll dyert, nuk pranon pacientët me Covid nga shtetet e tjera, ndalohen avionët privatë

Shkruar nga Newsbomb

Turqia ka vendosur që të mos pranojë më për kurim pacientë me Covid nga shtetet e tjera.

Mediat turke bëjnë me dije se ky vendim është marrë për shkak të numrave të lartë që ka shënuar Turqia ditët e fundit si dhe për shkak se kapacitetet në spitale po ezaurohen.

Më së shumti pacientët e prekur me koronavirus që niseshin drejt Tuqisë ishin nga Shqipëria, Gjeorgjia, Rusia dhe Iraku.

Qeveria turke ditën e djeshme ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore private që mos të sjellin më pacientë me Covid-19, përndryshe do të gjobiten.

“Brenda kornizës së rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sjellja e pacientëve pozitivë Covid-19 në vendin tonë me aeroplan privat është e ndaluar deri në një urdhër të dytë. Në rast të mosrespektimit të ndalimit të përmendur, sanksionet administrative do të vendosen mbi bizneset përkatëse", thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll