Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Turqia ‘mbyll’ aeroportet, s’mund të shkoni me avion nëse nuk keni tampon negativ, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në rrugë tokësore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6bdb69d9d4355b97fb1319e9085adcc

Ministria e Jashtme njofton se Turqia ka ashpërsuar masat për personat që duhan të shkojnë me avion në vendin fqinj, si dhe për ata që zgjedhin rrugët tokësore.

Kështu, sipas njoftimi, kush do të udhëtojë drejt Turqisë në rrugë ajrore duke filluar nga data 28 dhjetor, duhet të jetë i pajisur me rezultat negativ të tamponit për Covid-19. E njëjta masë vlen dhe për ata që zgjedhin rrugët tokësore, por për ta kufizimi fillon nga data 30 dhjetor.

“Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj). Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftim me rëndësi për udhëtimin në Turqi:

Me qëllim kontrollin e numrit të rasteve të COVID-19 dhe në kuadër të masave të reja në Turqi; të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), duke filluar nga data 28/12/2020; dhe nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare që nga 30/12/2020, para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryerë brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit.

Ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin  e udhëtimit.

Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj). Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img