Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Turqia mban vendin e parë në Shqipëri për investime, na mbrojnë nga një agresion grek’, Kreshnik Spahiu jep 2 argumente pro dhe 2 kundër vizitës së Ramës në Ankara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bb3e4f2ba41cbf3ef67c33e49d9f5f26

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka dhënë sot në “Open” dy argumente pro dhe dy kundër vizitës së Ramës në Ankara dhe marrëdhënies Shqipëri-Turqi.

Ai tha Rama duhet të vizitojë më shumë kryeqytete perëndimore dhe të mos paraqitet vetë në Turqi për marrëveshje të vogla.

Përsa i përket argumenteve pozitive, Spahiu tha se Turqia është vendi i parë në Shqipëri përsa i përket investimeve dhe se është një partner strategjik në politikën e jashtme, ndryshe nga Greqia dhe Serbia.

1-Mendoj që në tërësi shoqëria shqiptare pret që kryeministri ynë të paktën në fund të mandatit të vizitojë Uashingtonin, Londrën, Berlinin, Brukselin. Pritshmëria nuk është që ta shkojë në kryeqytetet rajonale në ballkan.

2-Kritika ime tjetër është që janë disa marrëveshje; spitali rajonal i Fierit, shkolla që shpesh herë mund të realizohet edhe nëpërmjet takimeve ministrore.

3-Ne jemi i vetmi komb në Ballkan me një vendndodhje gjeografike strategjike, jemi në kufi tre kombet e tjera që janë grekët, sllavët, turqit. Historikisht kemi qenë në luftra me këto. Por në shekujt e fundit pretendime territoriale kanë Serbia dhe Greqia. Dhe sot jemi në konflikt me ta me Serbinë që konsideron Kosvën si pjesë të turen dhe Greqinë që ka ende ligjin e luftës dhe kërkon të zgjerohet me 12 milje në det. A duhet që ne me Turqinë të kemi marrëdhënie më të mira? Mendoj që kjo vizitë i ka paraprirë një stuhie akuzash nga Athina në lidhje me shtrirjen 12 milje në det. Sepse jemi një shtet i pafuqishëm pa avion pa anije luftarake. Nuk mund të ndalojmë një agresion grek. Ndaj mendoj që kjo vizitë është një lloj përgjigje të dekreteve që ka nxjerrë Athina për pretendimin e shtrirjes 12 milje në detin Jon.

4-Më tërhoqi vëmendje në marrëveshjen dypalëshe kur Tuqia deklarohej vendi i parë për investim dhe biznes në Shqipëri. Pra Turqia në 2020 merr vendin e parë të investimeve në vendin tonë. Unë e kuptoj që vendi ynë është i lodhur të tërheq invetime amerikane dhe britanike, por kush është rëndësia e këtyre 800 bizneseve që ekzistojnë në vendin tonë? Ka shumë të punësuar dhe padyshim që kanë rëndësi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img