Hapësire reklamuese

Aktualitet

Turqia kërkon ta dënojë me 40 mijë vite burg, mashtruesi turk i kriptomonedhave apelon vendimin për ekstradimin

Shkruar nga Newsbomb
Turqia kërkon ta dënojë me 40 mijë vite burg, mashtruesi

Mastruesi turk me kriptomonedhat, Faruk Ozer ka bërë rekurs vendimin e Gjykatës së Elbasanit për ta esktraduar drejt Turqisë, ku rrezikon të dënohet me 40 mijë vite burg.

Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht të këtij viti pasi u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Ozer u largua larguar nga Turqia me rreth 2 miliard dollarë në kriptomonedha duke humbur gjurmët për një kohë të gjatë.

Ai rezultoi se kishte hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Ai u arrestua në 30 gusht të këtij viti në plazhin e Palasës në jug të vendit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.