Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Turqia i thotë “JO” anëtarësimit të Suedisë në NATO: Nëse një ditë ata plotësojnë detyrimet, do të ulemi në bisedime

Lajme të ngjashëm

Turqia nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse nuk përmbush detyrimet sipas memorandumit trepalësh, ka thënë ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

“Nëse një ditë Suedia përmbush detyrimet e saj, atëherë ne do të ulemi dhe do të shohim. Por për momentin, nuk është e mundur që ne t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë në NATO në këto kushte”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun hungarez Peter Szijjarto në Budapest.

Turqia shtyu takimin e ardhshëm trepalësh të planifikuar për në shkurt në Bruksel, me Suedinë dhe Finlandën, për anëtarësimin e tyre në NATO, tha Çavuşoğlu, sepse gjithçka duhet të jetë “transparente”.

Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë. Akti islamofobik erdhi disa ditë pasi Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia.

Edhe ministri hungarez Szijjarto gjithashtu kritikoi sulmin ndaj Kuranit, duke thënë: “Si i krishterë, si i krishterë katolik i devotshëm, djegia dhe fyerja e librit të shenjtë të një besimi tjetër nuk është aspak e pranueshme”.

“Më vjen keq, por ta quash liri e fjalës djegien e librit të shenjtë të një besimi tjetër është marrëzi”, shtoi ai.

Më shumë