Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Turqia heq testin PCR për këto shtete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në kuadër të masave të reja të vendosura për parandalimin e covid-19  kompania Turkish Airlines (THY) ka njoftuar se testi PCR nuk do të kërkohet për udhëtarët.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 15 maj për të gjithë ata qytetarë të cilët vijnë nga disa vende përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, Izraelin, Japoninë, Ukrainën, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të  kompanisë thuhet se për udhëtimet e zhvilluara drejt Turqisë janë zbatuar masa në kuadër rregullave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

“Që nga 30 dhjetori 2020, udhëtarët e moshës 6 vjeç e më shumë që vijnë në Turqi (me përjashtim të detarëve, udhëtarëve transit) duhet të paraqesin dokumentet e tyre të testit negativ PCR që do të marrin duke dhënë mostra brenda 72 orëve para nisjes së planifikuar. Që nga data 15 maj 2021 nuk do të kërkohet testi PCR për personat që hyjnë në Turqi nga Hong Kongu, Kina, Tajvani, Vietnami, Australia, Zelanda e Re, Singapori, Tajlanda, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Luksemburgu, Ukraina dhe Estonia”, shkruhet në njoftim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img