Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se Ukraina është gati t’i ofrojë sado pak ndihmë Turqisë pas tërmetit të frikshëm i cili goditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Përmes një postimi ministri ka bërë me dije se një ekip i madh shpëtimi është gati për tu nisur drejt Turqisë.
“Ukraina është e gatshme të dërgojë një grup të madh punonjëssh shpëtimi në Turqi për të ndihmuar reagimin ndaj krizës. Ne po punojmë ngushtë me palën turke për të koordinuar vendosjen e tyre,” tha në Tëitter ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.
Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar më shumë se 2000 mijë viktima dhe 9733 të plagosur. Të gjitha vendet e BE-së, SHBA janë solidarizuar me Turqinë në këtë moment të vështirë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre,
Ndërkohë, vetëm pak më parë ministri Niko Peleshi bëri me dije se një ekip prej 53 personsh, mjekë, ushtarakë zjarrfikës nga Shqipëria u nisën drejt Turqisë.