Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Turqia e gatshme të garantojë eksportin e grurit nga Ukraina dhe Rusia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Turqia është e gatshme të negociojë me Ukrainën dhe Rusinë për ndalimin e luftës dhe sigurimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit.

“Vendi jonë beson se lufta duhet të përfundojë përmes një procesi diplomatik,. Turqia është e gatshme të marrë një rol lehtësues”, tha Cavusoglu.

Duke folur gjithashtu në konferencën e përbashkët për shtyp, Lavrov tha se çështjet që lidhen me eksportet e grurit nga Ukraina mund të zgjidhen, por Ukraina duhet të çminojë ujërat e saj për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve.

“Nëse Ukraina është gati të nisë aktivitetet e çminimit, atëherë ne jemi gati edhe për zgjidhjen e çështjeve”, tha ai. Lavrov përsëriti se Rusia është portretizuar në dritën e gabuar dhe se çdo anije që dëshiron të përdorë korridoret është e lirë të veprojë “sido që të duan”.

Më vonë, me anë të një posti në Twitter, shefi i diplomacisë ruse paralajmëroi Perëndimin për të mos dërguar armë në Ukrainë, për të ndihmuar vendin të luftojë kundër forcave ruse. “Ukraina është duke u përmbytur me armë dhe pajisje të rënda,” tha ai.

Më shumë


spot_img









spot_img