Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Turqia dënon me burg reperin e njohur: Nxiti përdorimin e drogës me këngët e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar sot reperin Murda me më shumë se katër vite burg, me konkluzionin se tekstet e këngëve të tij kanë “inkurajuar konsumimin e drogës”. Lajmi u bë me dije nga avokati i reperit. 

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është final. Reperi 38-vjeçar, një shtetas holandez, aktualisht gjendet në Holandë.  Avokati tha se ai mohon akuzat dhe se do të apelojë “vendimin e  padrejtë”.

Murda, emri i vërtetë i të cilit është Mehmet Önder Doğan, kryesisht këndon në gjuhën turke dhe është mjaft i njohur në Turqi.

Murda ka vepruar “brenda normave të lirisë së shprehjes”, tha avokati Egemen, duke shtuar se akuzat i referohen tri këngëve të këtij këngëtari, njëra e titulluar “Eh Baba” që ka mbi 116 milionë shikime në YouTube. “E kam mbështjellë një cigare [me marihuanë], më trullosi”, thuhet në një prej teksteve të këngëve të tij.

Këngëtari ishte ndaluar për një kohë të shkurtër në tetorin e kaluar në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit, për shkak se me tekstet e këngëve të tij “promovon përdorimin e drogës”.

Më shumë




spot_img








spot_img