Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Turqia arreston njeriun e besuar të Gulenit, agjentët e rikthejnë nipin e tij në Turqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave vendase nuk është bërë i ditur ende vendi i saktë ku është bërë arrestimi i tij, por thuhet se ka qenë jashtë shtetit.

Nipi i kreut të “organizatës terroriste Fethullah”, u largua nga Turqia më herët me ndihmën e disa anëtarëve të tjerë të organizatës.

Sipas agjentëve të Inteligjencës Turke, Selyakhaddin Gulen ka lidhje me një numër drejtuesish të lartë të FETO-s, përfshirë anëtarët e Bordit Këshillëdhënës.

Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Që prej vitit 2016, Turia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin.

Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor të bamirësive dhe kompanive dhe mohon çdo lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 2016.

Erdogan dhe Gulen dikur kanë qenë aleat, ndërsa sot Erdogan thotë se Gulen është udhëheqës i një grupi “terrorist” i cili synon të rrëzojë qeverinë turke.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img