Turqi/ Vdes prokurori që u mor peng, policia vret dy agresorët

Publikuar tek: bota, më 21:25 31-03-2015 Turqi/ Vdes prokurori që u mor peng, policia vret dy agresorët

Prokurori Mehmet Selim Kiraz nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra sot gjatë përleshjes së focave të policisë me dy pengmarrësit.

Pas përfundimit të operacionit policor, Kiraz mbeti i plagosur rëndë dhe pavarësisht se ka marrë mjekimin e nevojshëm, ka ndërruar jetë së spital.


Ka përfunduar me dy të vrarë dhe një plagosur pengmarrja në Gjykatën e Stambollit në Turqi. Forcat turke të sigurisë kanë vrarë dy personat që mbanin peng që prej mëngjesit të sotëm në ambientet e Gjykatës “Caglayan”, prokurorin Mehmet Selim Kiraz.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit midis policisë dhe pengmarrësve, ka mbetur i plagosur rëndë Kiraz, i cili tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shefi i Policisë së Stambollit, Selami Altinok ka deklaruar se forcat e sigurisë kanë ndërhyrë pasi në ambientet e Gjykatës u dëgjuan krisma armësh. “Kemi kryer negociata përreth gjashtë orë me pengmarrësit, por forcat tona të sigurisë kanë nisur operacionin pas të shtënave që u dëgjuan në momentin kur palët po negocionin nëpërmjet telefonit”, ka thënë Altinok.

Dy agresorët janë klasifikuar si pjesë ekstremistëve të majtë, të cilët lëshuan një fotografi nga vendngjarja, ku shfaqeshin duke i vendosur pistoletën në kokë Prokurorit dhe duke kërcënuar se do ta ekzekutonin.

Prokurori ka hetuar rastin e 15 vjeçarit Berkin Elvan, i cili humbi jetën pas disa muajve në koma, shkaktuar nga plagët e marra në kokë nga një aksion i policisë turke.

Në një deklaratë “Zëri i Popullit” kishte thënë se do të ekzekutonte prokurorin nëse kërkesat e tyre nuk përmbusheshin deri në orë 15:36 sipas kohës lokale. Kërkesa e tyre ishte që “policët të cilët vranë 15 vjeçarin Berkin Elvan të rrëfejnë krimin e tyre në televizion live”, si dhe rrëzimin e të gjitha akuzave për ata të cilët janë arrestuar gjatë protestave për 15 vjeçarin.

Marksistët Leninistët e DHKP-C janë përgjegjës për disa vrasje dhe vetëvrasje me bomba në të kaluarën dhe konsiderohen si organizatë terroriste nga Turqia, Evropa dhe SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cikloni Pam, përbindëshi që “përpiu” ishujt Vanuatu
Rishfaqet pas 10 ditësh Putin: Pa thashetheme jeta do të ishte e mërzitshme »
Article Logic
Execution time: 0.014755010604858
array(1) { ["section"]=> string(65) "turqi-vdes-prokurori-qe-u-mor-peng-policia-vret-dy-agresoret-7443" }