Turqi, protesta masive për vrasjen e students 20 vjeçare në mënyrë çnjerëzore

Publikuar tek: bota, më 15:20 16-02-2015 Turqi, protesta masive për vrasjen e students 20 vjeçare në mënyrë çnjerëzore Nga protestat e grave dhe vajzave ne Turqi per vrasjen e studentes 20-vjeçare

Një vrasje çnjerëzore, një përgjigje e paprecedent, kaq e fortë sa e ka detyruar kryeministrin turk Ahmet Davutoglu që të premtojë ndërhyrje urgjente, ndërkohë që në Turqi ka sërish kërkesa për kthimin e dënimit me vdekje, raporton La Stampa.

Vdekja e Ozgecan Aslan, vajza 20 vjeçare, studente, ka tronditur vendin për mënyrën dhe mizorinë e krimit, duke sjellë protesta që kanë sjellë në vemendje edhe njëherë forcën e grave në këtë vend. Gjithçka ndodhi javën e kaluar. Në 11 shkurt, prindërit e vajzës që studionte psikologji në Mersin, denoncuan zhdukjen e vajzës. Në më pak se 48 orë, erdhi e vërteta e tmerrshme. Ozgecan gjendej në një minibus që duhet ta conte në shtëpi, ndërkohë që kur zbritën gjithë studentët e tjerë, shoferi, i ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor ndryshoi rrugën duke shkuar në një vend të izoluar. Aty të dy kanë kërkuar ta dhunojnë, por vajza është mbrojtur, duke u përgjigjur me gaz me piper djegës. Në këtë moment, perversiteti seksual është transformuar në një vrasje të çmendur dhe vajza fillimisht është goditur me thikë, e më pas me levë. Jo vetëm kaq, një ndër dy vrasësit i ka prerë edhe gishtin dhe i ka djegur trupin, në një mënyrë të tillë që të mos kuptohej and e tyre. Një leksion i marrë nga dhjetëra seri televizive mbi raste vrasjesh, që propozohen nga tv turke. Ata kanë shkuar më pas tek babai i njërit prej tyre, me trupin e karbonizuar, duke kërkuar ndihmë. Menduan se e kanë bërë gjithçka në rregull, por në nxitim e sipër kishin harruar të pastronin gjurmët e gjaku, dhe për më tepër të zhduknin kapelen që Ozgecan mbante dhe që u njoh nga familja të premten. Në fundjavë u arrestuan që të tre, dhe tashmë priten dënime të ashpra.

Vrasja brutale e students i ka dhënë zë gjithë OJQ për mbrojtjen e të drejtave të grave që kanë dalë në shesh. Manifestime në të cilat kanë marrë pjesë me mijëra persona, fillimisht shoqet e universitetit që e kishin parë duke buzëqeshur përpara se të ndahej nga to. “Të harrosh është sikur të vrasësh për së dyti” ishin parrullat që mbanin në duar gjatë protestave.

Në funeral ishin një grup vajzash që mbanin arkivolin duke prishur edhe traditën turke dhe duke sfiduar kritikat e imamit që do të ishte present në ceremoni. Janë të njëjtat gra që tani drejtojnë gishtin tek qeveria islamike-moderne, partisë që u themelua nga presidenti Erdogan dhe që drejton vendin nga viti 2002. Sot në Turqi për të protestuar miliona persona do të veshin dicka të zezë për të rikujtuar vrasjen brutale të students dhe situatën e gruas, e cila bëhet gjithmonë e më shumë dramatike. Sipas të dhënave 4 gra në 10 në Turqi janë të ekspozuara nga dhuna fizike ose psikologjike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del audio e sulmeve terroriste në Danimarkë
Kuba piktoreske, destinacioni tërheqës dhe ekzotik për turistët »
Article Logic
Execution time: 0.012071132659912
array(1) { ["section"]=> string(81) "turqi-protesta-masive-per-vrasjen-e-students-20-vjecare-ne-menyre-cnjerezore-3534" }