Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

“Turp t’i vijë Belindit”, PARALAJMËRON Kokalari: Po u prek vota e Shehajt dhe Bylykbashit do të flas me emra, mbiemra dhe fakte  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivistja Evi Kokalari pasi lajmëroi se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri për të vijuar sërish me jetën e saj në SHBA, si duket nuk i “ndahet shpirti” nga zhvillimet në Partinë Demokratike.

Së fundmi, Kokalari ka reaguar sërish në lidhje me anëtarët më të votuar në Kryesi. Kokalari i është drejtuar Belind Këlliçit, i cili krah Fatbardha Kadiut ka qenë një ndër emrat më të votuar duke akuzuar se ka nxjerrë anëtarët e Këshillit dhe të Forumit Rinor për të lobuar për të.

albsig

Sipas saj është turp që janë lënë jashtë listës persona të cilët kanë qenë krah ish-kryeministrit Sali Berisha që prej fillimit.

Më tej aktivistja ka paralajmëruar se do të vijojë luftën për të mbrojtur votën e individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj të cilët do të kandidojnë këtë të premte dhe është e gatshme që nëse votat e 3 qershorit do të manipulohen të flasë me fakte.

“Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.

Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj.

Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.

Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndërshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.

Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.

Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.

Ja, ky eshte karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.

Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.

Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen.

Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!”, shkruan Kokalari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img