Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Turp që mbeti në dorën e Voltanës”, Ademi i përgjigjet Ramës: Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar. Ti je komunist!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se “është turp që Shkodra mbeti në dorën e Voltanës”.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se edhe pas 8 viteve, Rama sipas saj ende nuk e kupton se përse nuk e duan shkodranët.

Sipas saj kryeminsitri është një komunist, që shkodranët nuk e kanë votuar dhe nuk do t’a votojnë asnjëherë.

Postimi i plotë i Voltana Ademit:

Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë!

Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!

Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar!

Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë!

Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me #25Prill. Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri!

Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet. Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img