Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Turp që dogjët mandatet”, Meta kritikon të vetët nga Vlora, paralajmëron: Zgjedhjet parlamentare mund të jenë para atyre lokale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj të vetëve në Vlorë teksa po zhvillon një takim me strukturat e partisë atje. Teksa përmendi djegien e mandateve në vitin 2019, dikush nga salla i kujtoi Metës faktin se edhe LSI e ndërmori një hap të tillë.

“I keni djegur ju dhe turp të kenë ata që kanë djegur mandatet PD-LSI. Edhe miku im Petrit Vasili. Unë s’e kam djegur mandatin tim. Porosia ime, të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili: në asnjë mënyrë mandatet, është një lojë, është një kurth. Unë se lëshova zyrën time, deri në 24 korrik isha aty”, tha Meta.

Ish-presidenti i vendit që prej 25 korrikut është angazhuar në politikën aktive, bëri dhe një paralajmërim të fortë kur tha se zgjedhjet parlamentare mund të jenë para atyre lokale, të cilat do të mbahen në pranverën e vitit 2023.

“Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla”, shtoi Ilir Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img