TURP ! Partitë politike si FËMIJË TEKANJOZË, palët nuk heqin dorë nga interesat e tyre. 'TRADHTI' ndaj SHQIPTARËVE dhe Ndërkombëtarëve

Publikuar tek: politike, më 09:16 01-06-2020 TURP ! Partitë politike si FËMIJË TEKANJOZË, palët nuk heqin dorë nga interesat e tyre. 'TRADHTI' ndaj SHQIPTARËVE dhe Ndërkombëtarëve Perfaqesuesit e Keshillit Politik per Reformen Zgjedhore

Mbledhja e fundit e përfaqësuesve të Këshillit Politik ka qenë një turp i madh për politikën shqiptare, pasi në ditën e përfundimit të afatit për të arritur një konsensus mbi Reformën Zgjedhore, palët kanë qenë më të ndara se kurrë.

Një tradhti e vërtetë ndaj popullit shqiptar dhe ndërkombëtarve, që prisnin këtë herë një ndryshim në qëndrimin e partive politike, duke vënë interesin e Shqipërisë para interesave të partive politike.

Edhe pse 31 maji ishte vendosur nga vetë Këshilli Politik si afati i fundit, përsëri politika nuk arriti të mbajë fjalën, duke treguar edhe njëherë e karrigia e pushtetit vlen më shumë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Në ditët e mëparshme u tha se palët kishin arritur marrëveshjen për 5 pika, por nëse do t'u kushtojmë rëndësi asaj që partitë kanë arritur konsensus, nuk është asgjë tjetër veçse një akord i  çështjeve me rëndësi të vogël në Reformën Zgjedhore.

U tha se u arrit marrëveshja për ndryshimin e periudhës zgjedhore, por kjo nuk është një pikë e rëndësishme për Reformën, pasi koha se kur zhvillohen zgjedhjet, ndikon fare pak ose aspak.

Gjithashtu palët u mburrën se kishin arritur akord për kuotën gjinore, por harruan se ky akord u arrit edhe disa vite më parë, megjithëse aplikimi linte shumë për të dëshiruar.

Për sa i përket monitorimit me kamera dhe vendosjen e policisë jashtë qendrave të votimit dhe numërimit, këto janë të detyrueshme, ndaj partitë nuk duhet të "rrahin gjoksin" për këtë marrëveshje, pasi këto dy çështjë garantojnë zgjedhje të lira.

Por të shohim pikat ku nuk u arrit akordi, ku palët nuk lëshuan asgjë, edhe duke ditur që kjo është në dëm të shqiptarëve.

PD ka kërkuar që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që të jetë kjo Gjykatë që të vendosë për fatin e zgjedhjevenë rast apelimi të palëve politike.

PS nuk e pranon, duke ia lënë në dorë KQZ-së, por para se të vendosin se do të jetë Gjykata Kushtetuese "arbitri" i zgjedhjeve, duhet që në fillim ta bëjnë funksionale këtë Gjykatë.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër pikë ku palët mbajën qëndrime shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Mazhoranca kërkon depolitizimin e plotë, ndërsa PD ka kërkuar që komisionerët të ndahen 3 me 3, ku komisioneri i shtatë të jetë i pavarur.

Për sa i përket identifikimit biometrik, u tha se palët mund të ishin afër një marrëveshje, por në fund qëndrimet e mbajtura kanë qenë shumë të ndryshme.
Opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari ka kërkuar vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku është sugjeruar sistemi danez, të cilin e ka kërkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Por ky sistem nuk pëlqehet nga partitë e mëdha, të cilat duan që deputetët t'i zgjedhin vetë dhe jo populli, për t'i patur nën kontroll, duke mos lejuar popullin që të ketë mundësi zgjedhje për personin që do t'i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Tashmë presim vetëm se çfarë do të "gatuhet" në prapaskenë, aty ku gjithmonë janë arritur marrëveshje në kurriz të popullit, ndërsa pushteti herë i majtë dhe herë i djathtë, ka patur të njëjtët figura./ Newsbomb.al





Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010426998138428
array(1) { ["section"]=> string(135) "turp-partite-politike-si-femije-tekanjoze-palet-nuk-heqin-dore-nga-interesat-e-tyre-tradhti-ndaj-shqiptareve-dhe-nderkombetareve-208577" }