Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Turp i madh për shtetin shqiptar", gazetari tregon si ndodhi masakra e Peshkëpisë, u vranë komandanti i repartit dhe ushtari roje, sot janë "Dëshmorë të Atdheut"

Shkruar nga Newsbomb
"Turp i madh për shtetin shqiptar", gazetari tregon si ndodhi

Gazetari Artan Hoxha kujton dëshmorët e masakrës së Peshkëpisë dhe thotë se është një turp për autoritetet e Shqipërisë që nuk ka mundur të ndëshkojë autorët dhe organizatorët e saj.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 10 Prill 1994, u vranë nga një skuadër komando dhe me uniforma të Ushtrisë greke së Janinës, komandanti i repartit në Peshkëpi, Fatmir Shehu dhe ushtari roje, Arsen Gjini. Të dy, janë sot "Dëshmorë të Atdheut".

Si ndodhi ngjarja, sipas gazetarit Artan Hoxha:

Nje skuader komando, e armatosur dhe e pajisur me uniforma ushtarake te Divizionit te Ushtrise Greke te Janines, hyri ne thellesi te territorit te Republikes se Shqiperise, mbremjen e 10 prillit 1994.

Skuadra e sulmit, e ardhur nga territori grek nepermjet piramides numer 24, fillimisht ekzekutoi ushtarin ne vendroje, Arsen Gjini, “Deshmor i Atdheut” dhe me pas, ekzekutoi komandantin e repartit kufitar te Ushtrise Shqiptare, Kapiten Fatmir Shehu, “Deshmor i Atdheut”.

Ne vijim, skuadra e sulmit, e identifikuar si njesi komando e te ashtuquajtures Ushtria per Çlirimin e Vorio-Epirit, mori peng per disa ore rresht, efektivin prej 127 ushtaresh, kryesisht rekrute te rinj, te gjithe te paarmatosur.

Gjate largimit ne thellesi te territorit grek, komando terroriste e shovinisteve ultranacionaliste greke, mori peng kapterin Qemal Stroka dhe nje pjese te armatimit qe gjeti ne repartin e Peshkepise….

Tre dekada pas ”Masakres se Peshkepise”, Republika e Shqiperise, ka dy “Deshmore te Atdheut”, te cilet derdhen gjakun ne krye te detyres, por nuk ka zbuluar dhe ndeshkuar kurre, vrasesit e pabese te mbremjes se 10 prillit 1994….

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese